Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Joshua Kimmich i pakënaqur me arbitrin: Nuk e di nëse goli i Schlotterbeck duhej të anulohej (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Joshua Kimmich i pakënaqur me arbitrin: Nuk e di nëse goli i
Joshua Kimmich

Gjermania ka fituar përballë Danimarkës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, përfundoi me triufmin 2-0 të “Panzerave”. Pas kësaj sfide ka folur mbrojtësi i djathtë gjerman, Joshua Kimmich. Mes 3 golave të anuluar për të dyja ekipet, Kimmich thotë se nuk e kupton pse ai i Schlotterbeck ishte një ndër ta.

“Ndodhën shumë gjëra. Së pari ne kaluam në avantazh dhe nuke di nëse goli i Schlotterbeck duhet të anulohej. Më pas ata kaluan në avantazh, goli u anulua përsëri. Nuk e di se cili ishte në pozicion jashtë loje në golin e anuluar të Danimarkës, por ne ishim të lumtur.

Më pas ne shënuam dhe është e vërtetë që goli na dhe besimin që prisnim. Veçanërisht sepse kundërshtarët tanë patën sërish mundësi. Jemi të vetëdijshëm se mund të mposhtim këdo, por edhe që mund të mundemi”, ishin fjalët e Joshua Kimmich për ‘MARCA’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga