Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

E PAPRITUR/ Europiani rrezikon të mos nisë në mënyrën e veçantë, bashkia e Mynihut i hap probleme UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Europiani rrezikon të mos nisë në mënyrën e
Ceremoni Europiani

Ka kohë që institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA është munduar që të ndalojë çdo mjet piroteknik në stadium. Por, sigurisht përveç rasteve kur ato i përdor vetë në evente të veçanta para apo pas një ndeshje futbolli.

Por UEFA po has vështirësi përsa i përket ceremonisë hapëse të EURO 2024. Ndeshja Gjermani – Skoci që do të zhvillohet në Mynih, rrezikon që të nisë pa asnjë ceremoni fishekzjarresh, edhe pse është sfida hapëse e Europianit.

Kjo ka ardhur për shkak se bashkia e Mynihut nëpërmjet departamentit të zjarrfikësëve nuk e ka aprovuar një plan të tillë.

Bashkia përkatëse i ka kërkuar UEFA-s që ceremonia me fishekzjarre të bëhet nga profesionistë dhe jo nga persona të pautorizuar. Kjo ka bërë që UEFA të nisë punën për të bërë gati dokumentacionet e nevojshme.

Institucioni më i lartë i futbollit europian do të duhet t’i faktojë bashkisë së Mynihut se personat që do të hedhin fishekzjarret, do të jenë profesionistë për të kryer diçka të tillë.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga