Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Po zhvillon një sezon fantastik, Alen Sherri: Egnatia është ndër katër ekipet më të mira, vetëm Tirana është më lart se ne

Shkruar nga NEWSPORT
Po zhvillon një sezon fantastik, Alen Sherri: Egnatia është

Në duelin Egnatia – Laçi në Rrogozhinë fitues dolën vendasit të cilët dominuan të gjithë sfidën nga fillimi deri në fund. Në pjesën e parë ekipet patën disa raste të pastra por pa patur sukses. Dy golat e Egnatias erdhën në pjesën e dytë në minutën e 63’ dhe 94’ e Agbekpornu dhe Fernando. Egnatia ngjitet në vendin e katër ndërsa Laçi zbret në të shtatin. Pas ndeshjes, për Oversport, foli portieri i Egnatias, Alen Sherri.

“Ekipi është shumë i mirë. Jam i kënaqur nga të gjithë djemtë. Nuk besoj se kemi bërë ndonjëheër një ndeshje të dobët. Besojmë se jemi ndër ekipet më të mira në Shqipëri. Po bëj një sezon shumë të mirë por merita është edhe e ekipit. Nuk mendoj që do të shkonin gjërat kështu dhe jam falenderues ndaj presidentin, trajnerëve pasi ne punojmë shumë gjatë gjithë javës.

Kalova një vit i keq personal te Laçi për mua pasi u aktivizova shumë pak. Koha i tregon të gjitha, i shëron të gjitha plagët. Besoj se ka qenë në favorin tonë pasi kemi disa lojtarë bashkë me trajnerin që e njohim mirë Laçin dhe na ka ndihmuar shumë.”

Do e parakaloni Vllazninë – “Mendoj që ekipi jonë është një ndër katër më të mirat. Nuk e di kush është sipër nesh por sipër apo poshtë jemi aty-aty. Vetëm Tirana ka qenë më lart pasi na ka mundur dy herë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga