Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Erzenit i “thahet” uji, shijakasit kanë 3 ndeshje pa fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Erzenit i “thahet” uji, shijakasit kanë 3 ndeshje pa fitore

Surpriza e fazës së parë të këtij sezoni në Abissnet Superiore është padyshim klubi i Erzenit, i cili vjen nga Kategoria e Parë. Nisja fantastike me 11 pikë në 5 javët e para solli duartrokitjet e të gjithë futbolldashësve shqiptarë teksa vec fitoreve, luhej edhe një lojë e bukur dhe sulmuese.

All - Paragraf - 3

Mirëpo, kjo ecuri u ndal nga Bylisi në mënyrë të dhimbshme pasi ballshiotët fituan thellë 4-1. Humbja me Bylisin u kthye në një mision për Erzenin që duhet të provonte se nuk ishte thjeshtë rastësi ecuria pozitive në ndeshjet e para por ky mision po rezulton tejet i vështirë.

Duke përfshirë ndeshjen e Ballshit, Erzeni ka 3 javë që nuk njëh fitore në kampionat duke barazuar me Egnatian dhe së fundmi humbja me Kukësin. Misioni bëhet akoma më i vështirë teksa këtë fundjavë udhëton në kryeqytet ku i presin kampionët në fuqi të Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7