
Partizani ka fituar ndeshjen përballë Erzenit, një ndeshje në kuadër të javës së 9-të të Superiores. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, të besuarit e Abilaliajit triumfuan me rezultatin 1-2.
Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj.
“Është një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme. Është kundërshtari i parë që na është mbrojtur me kaq shumë forca. Jemi munduar që me kualitetin e lojtarëve që kemi të arrinim tek goli. Arritëm tek goli i parë, Cara kishte mundësi ta dyfishonte. Por asnjëherë nuk është e lehtë kur përballesh në katër ditë kundër një skuadre, kryesisht kundër të mëdhenjve i ka fituar, përveç Egnatias, me këta të fundit që fituan me vështirësi”, u shpreh trajneri i Partizanit.
-Menyrë e ngadaltë loje në mesfushë?
“Kishim mundësi ta lëviznim më shpejt topin, sidomos në krahun e majtë. Patjetër që ka pasur dhe tentativa për të marrë thellësinë, por më pas krahu i majtë u bë më i lëvizshëm. Shpejtësia e topit ishte avashtë, kishtë shumë faktorë që ndikonin. Në pjesën e parë Erzeni nuk kishte më shumë se një rast, atë me Zekën.”
-Zëvendësimet që kryet i bërë për të ndryshuar taktikisht?
“Në pjesën e parë u munduam të rikuperonim atë ku e humbisnim topin. Në pjesën e dytë lodhja në këmbët e lojtarëve dukej. Lodhje fizike por edhe psikologjike. Kemi në stol shumë lojtarë dhe sulmues që mund të jepnin kontributin dhe këtë bëmë.”
-Sot ke vuajtur si rrallë herë...trajner apo drejtor?
“Nuk ka dyshime, i qëndroj asaj që kam thënë. E rëndësishme për sot ishte të merrnim 3 pikët. Është shumë e vështirë të luash me Erzenin pasi ke fituar derbin.”
-Gaz Demi tha që trajnerin e kemi...unë e marr me qetësi...?
“Derisa marrim 3 pikët kjo do të jetë përgjigja (qesh). Nuk duhet të nxitohemi për shkak të sigurisë që na jep grupi. Duam të bëjmë një zgjedhje afatgjate.”
-Dallimi i trajnerit me drejtorin lidhur me fitoret në fund?
“S’ka dallim fare. Adrenalina afër fushës nuk ka të krahasuar me atë të drejtorit.”
-Me rezultatin 1-0, kishte shenja lodhje skuadra apo zgjedhje taktike?
“Gjithë reagimet që patëm nga pankina kanë qenë thjeshtë lodhje emocionale. Kjo na detyronte mos të rikuperonim topat menjëherë. Dëshira është e madhe për të luajtur, por lodhja është lodhje. Por agresiviteti i Erzenit duhet të merrnim masa. Ishte shumë e rëndësishme të barazonim forcat përsa i përket energjisë dhe na duheshin ndërrime. Edhe me Grezdën që shërbeu me Mensah, kishim mundësi të arrinim në golin e dytë. Kemi shumë rastë, por vuajmë të konkretizojmë.”
-Çfarë mund të bëje më mirë nëse do nisje lojën nga e para?
“Do t’i qëndroja kësaj loje që bëra. Pasi lojtarët që luajnë në mesfushë apo në sulm kanë shumë kualitet. Do t’i qëndronim atij plani.”