
Eraldo Çinari është një nga lojtarët kryesor të Partizanit. Sulmuesi i kuq po i kalon ditët e karantinës në Shkodër pranë familjes së tij. Në një lidhje me “Fan Zone”, shkodrani u shpreh se stërvitja në kushte shtëpie është shumë ndryshe nga ajo në fushë.
“Të them të drejtën gjendja fizike nuk diskutohet që ka rënë pasi nuk është njësoj si në fushë dhe në shtëpi. Tani edhe gjendje psikologjike po rëndohet pasi nuk kemi çfarë të bëjmë gjithë ditën. Kam filluar t’i bëhem rëndë familjes e më thonë kur do ikësh (qesh). Gjendja në Shkodër edhe dje ka qenë shumë e keqe dhe rastet po shtohen dita ditës.
Shpresoj të jemi aty ku duhet kur të fillojmë kampionatit pasi skuadra është krijuar për të qenë sa më lartë. Me përgatitësin atletike po stërvitemi dhe shpresojmë sa më shpejt të kthehemi në normalite pasi na duhen pikë për të qenë sa më lartë në klasifikim”.
Largimi nga Vllaznia? "Unë nuk e lash Vllazninë për lekë dhe as për famë. Te Partizani kushtet janë më të mira, por unë u nisa në Kroaci dhe u huazova te Alavesh. Rashë dakord me Vllazninë, por nuk më dhanë letrat të shkoja atje dhe unë e kam me drejtuesit akual që më penguar të jem pjesë e asaj skuadre. Në të ardhmen mund të jem pjesë e Vllaznisë”.