Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EMOCIONE PËRTEJ FUSHËS/ Lojtarët e Tiranës dhe Vllaznisë kalojnë mbrëmjen në shtëpinë e të moshuarve

Shkruar nga NEWSPORT
EMOCIONE PËRTEJ FUSHËS/ Lojtarët e Tiranës dhe

Kategoria Superiore po mban frymën për supersfidën e nesërme mes Vllaznisë dhe Tiranës në Loro Borici. Veni i parë përplaset me të dytin në një përballje direkte për titullin kampion. Tirana shkon në Shkodër për një “luftë” sportive ku dy ekipet kërkojnë tre pikët. Mirëpo, lufta i mbetet vetëm 90 minutave në fushë pasi mbrëmjen e sotme lojtarët e dy ekipeve kanë kaluar një mbrëmje të këndshme në shtëpinë e të moshuarve.

Fondacioni Firdeus ndan disa foto nga momenti i veçantë mes dy ekipeve.

“Futbollistet e Vllaznise dhe te Tiranes Balaj, Bekaj, Gurishta, Hasani, Mala, Deliu para clasikes se futbollit i sherbejne te moshuarve ne Shtepine e Fondacionit Firdeus ku per te moshuarit me plot dashuri eshte cdo gje eshte falas. Nje ndeshje qe ka fituar simpatine qe pertej futbollit di te dhuroje humanizem.”

Poll

Lexo gjithashtu