Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Emër që nuk harrohet kurrë”, Tirana dhe Fanaticsat për ndarjen nga jeta të “Nonës Tirona”: Dashuruan e luftuan për identitetin e Tironës

Shkruar nga NEWSPORT
“Emër që nuk harrohet kurrë”, Tirana dhe Fanaticsat

Dita e sotme është një ditë zie për futbollin kryeqytetas teksa mëngjesin e sotëm u bë me dije lajmi i ndarjes nga jeta të Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e ikonës së klubit të futbollit Tirana, Selman Stërmasi. Në moshën 102 vjeçare, “Nona Tirona” siç quhet nga dashamirësit e klubit, mbylli sytë për herë të fundit. Klubi i Tiranës dhe tifogrupi “Tirona Fanatics” kanë reaguar në rrjete sociale.

“Emër që nuk do të harrohet! Prehu në paqe Nezihat Stërmasi. Përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona!”-janë fjalët e klubit.

“Tirona Fanatics i shpreh ngushellimet familjes Stermasi per kete humbje te madhe. Te gjitha falenderimet e botes nuk mjaftojne per familjen historike te Stermasve. Ata qe e dashuruan e luftuan per ngjyrat e identitetin e Tirones si askush tjeter...pa kushte! Prehu ne paqe... Nezihat Stermasi (Nona Tirona)”-shkruan tifogrupi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga