Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Elton Marini kritik për Bintsoukan, ish-drejtori i të kuqve: Duhet të jetë i fundit në organikën e sulmuesve të Partizanit, Keko titullar

Shkruar nga NEWSPORT
Elton Marini kritik për Bintsoukan, ish-drejtori i të kuqve: Duhet

Elton Marini ka folur në emisionin Rubrika Sportive, lidhur me derbin Tirana – Partizani, të përfunduar 1 me 1. Ish-drejtori sportiv i të kuqve është shprehur pesimist në lidhje me Bintsoukan, duke e cilësuar si të fundit për nga cilësitë e sulmuesve të Partizanit.

“Mendoj se Bintsouka për cilësitë që ka, duhet të jetë i fundit në organiken e sulmuesve që ka Partizani. Dhe pas Mensah. Nuk është ndeshja e parë që stonon. Nuk bën sulmuesin që ta bëjë repartin vetëm, kur duhet ta bëjë vetëm. Kur nuk e ke për 60 minuta një lojtarë të tillë, normale që do vuash. Për pjesën e cilësive e shoh larg sulmuesve të tjerë. Ky është opinioni im si ish-sulmues, jo si drejtor sportiv”, u shpreh Marini.

I pyetur më pas për Kekon, ai tha se duhet të luajë titullar. I shtyrë nga moderatorja Hygerta Sako se kush duhet të lihet jashtë, Marini u shpreh që të lihet pikërisht Bintsouka që sipas tij është jashtë forme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga