Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Elbasani “blindon” skuadrën, dy goditje në limit për “misionin” titull

Shkruar nga NEWSPORT

Elbasani ka realizuar edhe dy goditje të fundit në limitet e merkatos teksa në skuadër afrohen dy futbollistë të talentuar. Albi Gjolena dhe Xhoel Plaku janë lojtarët më të rinjë të Elbasanit. I pari luan si sulmues dhe ka qenë më parë pjesë e verdhebluve. Pas aventurave në Holandë, Spanjë dhe në akademinë e Fulham, rikthehet në moshën 21-vjeçare në vendlindje.

Mungesa e mbrojtësit të majtë Arbër Mone pas aksidentit të pësuar, ka lënë një boshllëk të madh dhe klubi ka afruar Xhoel Plakun si zëvëndësuesin e tij. 22-vjecari vjen në formë huazimi nga Dinamo dhe në pjesën e parë të sezonit luajti me Vorën.

Dy lojtarët e rinjë janë në dispozicion të trajnerit Stojku për ndeshjen e ardhshme ndaj Tepelenës në fundjavë. Elbasani synon me cdo kusht titullin kampion dhe ngjitjen në Kategorinë e Parë.

[caption id="attachment_679436" align="alignnone" width="386"] Albi Gjolena[/caption]

[caption id="attachment_679437" align="alignnone" width="440"] Xhoel Plaku[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga