Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ UEFA s'e tremb SKËNDERBEUN, talenti bardhekuq transferohet në Spanjë dhe arkëton 270 mijë euro për klubin korçar

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ UEFA s'e tremb SKËNDERBEUN, talenti bardhekuq transferohet

Ishte përfolur prej kohësh, por tashmë ka ardhur momenti që Dean Lico të transferohet te klubi i Leganes në Spanjë. Burime të besueshme pranë talentit korçar bëjnë me dije për newsport.al që sot, 19-vjeçari ka marrë vizën për dy vite në Spanjë. Brenda dy ditësh ai do të lërë Shqipërinë për të kaluar në kampionatin spanjoll.

All - Paragraf - 3

Të njëjtat burime tregojnë për newsport.al që për këtë transferim të Licos, klubi i Skënderbeut do të mbushë arkat e klubit me plot 270 mijë euro. Për klubin spanjoll është hera e parë që arrin një marrëveshje të tillë për futbollistë të skuadrave U-19.

Një fakt tjetër i rëndësishëm që vlen të përmendet është se paraqitja e mrekullueshme me Kombëtaren U-19 i bindi më shumë spanjollët që në gjirin e tyre të merrnin talentin korçar. Tashmë politikat e Skënderbeut dihen, që është i vetmi klub në Shqipëri që po punon intensivisht për shitjen e talentëve jashtë vendit tonë.

Kujtojmë që korçarët arritën për herë të parë të shisnin një lojtar për shifrën e 1 milionë eurove, si Peter Olayinka. Edhe pse UEFA ka sjell një vendim për t'i përjashtuar për 10 vitet e ardhshme, brenda klubit ka frymë optimizmi teksa besojnë në drejtësinë e CAS-it. /Newsport.al/

[gallery columns="1" size="full" ids="223252"]

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga