Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Obanor nis stërvitjen te Tirana, por muajin tjetër bëhet zyrtarisht bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Obanor nis stërvitjen te Tirana, por muajin tjetër

Erhun Obanor ka nisur dje stërvitjen me skuadrën e Tiranës. Qendërmbrojtësi është afruar prej 3 ditësh në klubin bardheblu, por nuk është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Shkak për këtë është bërë ngarkesa e madhe në skuadrën që ka qenë pasi ka mbyllur sezonin vetëm disa ditë më parë.

Dje, Obanor ka treguar një formë relativisht të mirë, por pa mundur të marrë ngarkesën e plotë fizike. Ai pritet të jetë titullar fiks në organikën e trajnerit Orges Shehi, i cili ia njeh mjaft mirë cilësitë pasi e ka stërvitur te Kukësi vite më parë.

Megjithatë Newsport ka mësuar se shtatlarti ende nuk ka firmosur zyrtarisht me klubin e Tiranës. "De Juro" ai do të bëhet bardheblu vetëm në 1 korrik. Aktualisht ka një parakontratë me Tiranën që është pjesë e tyre dhe nuk mund të firmosë me një ekip tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga