Alfred Mensah do të transferohet te Skënderbeu. Burime të besueshme pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije për Newsport.al që sulmuesi afrikan do të jetë pjesë e korçarëve për sezonin e ri. Drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me bardhekuqtë dhe kësisoj shtatlarti i fazës ofensive do të kontribuojë për ngjyrat e Skënderbeut.
Edhe pse u afrua me bujë te Partizani, ku të kuqtë blenë kartonin e tij te korçarët, tashmë lojtari do të luajë për bardhekuqtë. Një ambient që e njeh mirë dhe pritet të jetë pikë kyçe për trajnerin Ivan Gvozdenoviç. 23-vjeçari ka luajtur për 3 vite në Korçë ku ka arritur të shënojë edhe 18 gola.
Ndërkohë me Partizanin nuk pati hapësira për t’u aktivizuar, duke realizuar vetëm 1 gol në 682 minuta. Me afrimin e Albert Kekos në skuadër, tashmë tek të kuqtë është parë e udhës që Mensah t’i jepet leja për të kontribuar për Skënderbeun. /Newsport.al/
[caption id="attachment_697868" align="alignnone" width="1024"] Alfred Mensah[/caption]