Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Egnatia mbulohet me para, 5 oferta për gjigantin e sulmit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Egnatia mbulohet me para, 5 oferta për gjigantin e sulmit

Pas shitjes së Isgandarli te Boluspor në Turqi, Paulauskas është i "shënjestruari" i radhës nga ekipi i Egnatias. Newsport.al mëson se për shtatlartin e sulmit nuk ka pak, por plot 5 oferta në tavolinë.

Destinacioni përfundimtar me shumë gjasa do të jetë Polonia. Newsport.al nuk përjashton mundësinë e transferimit në një shtet tjetër, teksa një prej ofertave ka mbërritur nga Italia.

24-vjeçari u afrua 1 vit më parë, ndërsa spikati me paraqitjet e tij gjatë kësaj kohe. Paulauskas shënoi 4 herë dhe asistoi 1 tjetër. Lojtarët e Egnatias janë në qendër të vëmendjes, pasi e mbyllën si kampion dimri pjesën e parë të sezonit.

Ndërkohë kujtojmë se Egnatia ka afruar Jurguens Montenegron. Kartoni i sulmuesit u ble për 150 mijë euro. Rrogozhinasit fituan Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar dhe sivjet synojnë titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7