Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “E kam ëndërr të luaj për Shqipërinë”, NEWSPORT zbardh dokumentet, kërkesa e lojtarit në FIFA dhe gjyqi që i dha miratimin kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT

Refuzimi i Andreas Ndoj për të luajtur me kombëtaren shqiptare ishte kryefjala e ditës së sotme në mediet vendase. Mesfushori 19-vjeçar i Olympiacos i lindur në Greqi ka kthyer përgjigje negative ekipit tonë përfaqësues. Por çfarë ka ndodhur me shtatlartin?

Newsport.al ka siguruar gjithë dokumentet e peripecisë së Federatës Shqiptare të Futbollit për të pasur në gjirin e vet lojtarin që luan si shkatërrues para mbrojtjes. Fillimisht është vetë ai që i kërkon FIFA-s të kontribuojë për ngjyrat kuqezi. Ndër të tjera në kërkesën drejtuar institucionit të futbollit botëror, Ndoj shprehet: “Kohët e fundit më është dhënë mundësia të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Nuk kisha dyshim që doja të luaja për ta, pasi të përfaqësoja ekipin kombëtar shqiptar ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Kam vendosur të ndryshoj ekipin përfaqësues dhe të përfaqësoj Shqipërinë. Unë e kuptoj ndikimin e një vendimi të tillë dhe jam shumë i vetëdijshëm se një ndryshim i tillë, nëse më miratohet, është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”.

Pas kësaj deklarate të fortë të Ndoj, është FSHF-ja që hedh hapin e radhës duke iu drejtuar Federatës së Futbollit të Greqisë ku zyrtarisht kërkon leje që lojtari të luajë për ngjyrat kuqezi. Në përgjigjen e ardhur në selinë e futbollit në vend thuhej që Ndoj nuk ka kontribuar ndonjëherë për kombëtaren A Helene (Vetëm për ekipet zinxhire) dhe kësisoj mund të aktivizohet me skuadrën e Edy Rejës.

Një lajm i mirë ky për Shqipërinë, por edhe për lojtarin që si më sipër shprehet se dëshiron të luajë për kuqezinjtë. Deklaron dhe thekson se ka qenë një ëndërr që në vegjëli që me sa duket do t’i bëhej realitet. Pasi merret miratimi edhe i Federatës së Futbollit Grek, FSHF-ja në fund i drejtohet gjyqit në FIFA. Institucioni i Futbollit Botëror vendos: “Pranohet kërkesa e FSHF-së për ndryshimin e Kombëtares së lojtarit Andreas-Rihardos Ndoj. Lojtari Andreas Rihardos Ndoj ka të drejtë të luajë për skuadrat përfaqësuese të futbollit të Shqipërisë me efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e zbardhur në datën 28 tetor të vitit 2022.

Siç shihet Federata Shqiptare e Futbollit ka zbatuar me përpikmëri të gjitha hallkat për afrimin e Ndojit në ekipin përfaqësues. Në mes ka qenë edhe dëshira e 19-vjeçarit për t’u aktivizuar me kombëtaren kuqezi. Por, në mënyrë të pakuptimtë, sot ka refuzuar ftesën e Shqipërisë për miqësoren me Italinë. Ndoshta trumbetimi me të madhe i cilësive të tij, ka çuar në piedestal vetëkënaqësinë e lojtarit. Megjithatë fakt mbetet se në kërkesën e drejtuar FIFA-s ai theksonte se Shqipëria me të kishte qenë një ëndërr. Tanimë kur u bë realitet, tregoi mungesën e eksperiencës. /Retin TOKA/

[caption id="attachment_666453" align="alignnone" width="1242"] Kërkesa e Ndojit për t'iu bashkuar kuqezinjve[/caption]

[caption id="attachment_666454" align="alignnone" width="1242"] Kerkesa e FSHF-së për Federatën Greke[/caption]

[caption id="attachment_666456" align="alignnone" width="765"] Kthim përgjigje nga Federata Greke[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="1242"] Kthim pergjigje nga Federata Greke[/caption]

 

[caption id="attachment_666458" align="alignnone" width="1242"] Vendimi i FIFA-s[/caption]

[caption id="attachment_666459" align="alignnone" width="1242"] Vendimi final i FIFA-s[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga