
Besëlidhja do të luajë nesër në transfertë kundër Korabit, ndeshje e fundit për këtë sezon futbollistik. Lezhianët kanë zbritur një kategori më poshtë dhe në këto kushte, skuadra nuk ka dalë as në stërvitje.
Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që lojtarët nuk kanë preferuar të stërviten dhe në këtë mënyrë rrezikojnë të mos udhëtojnë as drejt Dibrës për takimin e nesërm.
Megjithatë gjithçka do të shihet nesër në orën 15:00, ndërsa në Peshkopi janë përgatitur për të pritur lezhianët duke respektuar maksimalisht këtë edicion futbollistik.
Kujtojmë që Korabi ndodhet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besëlidhja në të parafundit me 17 pikë.
Poll