
Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu ka folur gjatë për gazetarin Gerti Çarçani. Fitimi i titullit pas 22 vitesh investime nuk është pa probleme, me Hasanbelliun që tregon se është minus në financa. Kreu I durrsakëve ka treguar se u ka thënë lojtarëve se do largohej përgjithmonë nëse nuk fitonin me Apoloninë. Në fund një mendim për Dukën, Krasniqin dhe Bregun.
"Nuk e imagjinoja dot se do fitonim. Mendoja se do isha unë pretendent me Laçin. Rrugës na doli Vllaznia, Partizani dhe Tirana. Në 22 vjet që kam në Superligë ky ishte kampionati më i fortë, më i paparë. Kur Partizani fitoi në Durrës nuk u dorëzova, por mora pak shpresë. Na ndëshkoi një gabim i portierit. Vllaznia qe e papritur, luajti futboll të bukur dhe po mos të fitonte me Partizanin, ne nuk do ishim këtu.
Lojtari kryesor ne menduam se do ishte Krasniqi po ai ishte dështim. U rregullua kohët e fundit, por me dy-tre gola është vështirë. Bregun dua ta falënderoj për golat.Unë kam 22 vjet me paragjykime, e blenë, e toleruan. Unë mendova se Fieri nuk do luftonte, por të kundërtën bënë, se madje luajtën me dëshirë të madhe.
Përveç familjes, ia dedikoj vëllait, sepse e kam lodhur shumë. Futbolli shqiptar është gropë dhe jam goxha minus. Ne kemi problem sepse 5-6 lojtarëve u mbaron kontrata. Me Dejvi Bregun kemi deri në Kupat e Europës. Pra na largohen pa asgjë dhe nuk fitojmë asgjë. Ne u afrojmë kontratat tona, por e josh dikush që ofron më shumë
Fjalët dhe mesazhet për Kokëdhimën? I kemi këto llafe në Shqipëri, kemi 22 vite me këto muhabete. Kur fitojmë thonë e blemë dhe kur humbën thonë e shitëm. Apolonia e nisi mirë lojën dhe nëse do të ishte si ndaj nesh në pjesën e parë do të mbeste në Superligë.
Por Kokëdhima u kujtua pak vonë. I kishte kërkuar skuadrën që të fitonte. I thashë lojtarëve se nëse do të ndodhi kjo gjë, që t'ju heqi titullin Apolonia e vendit të fundit, atëherë do të jap dorëheqjen dhe do të largohem përgjithmonë.
Kur bëri gol Mihana, u drodha, ishte fantastik si realizim. Martinin kam dashur që ta largojë dy-tre herë. Ishte skandaloze që na hoqi Skënderbeu nga Kupa.
Shorti në "Champions League"? Ishte Riga dhe Flora Tallin që mund të përballemi mirë me ta, nja 3-4 emra që ne që mund t'ia dalim.
Armand Duka? E ka menaxhuar shumë mirë futbollin, duhet ta themi. Pavarësisht se ne të gjithë i biem atij, edhe unë ndonjëherë, e ka menaxhuar shumë mirë në gjithë këto vite", tha Hasanbelliu.