
Arbër Potoku pritet të jetë zëvendësuesi i Marsel Ismajlgecit te Tirana. Presidenti Refik Halili konfirmoi mbrëmjen e sotme largimin e kapitenit nga kampionët e Shqipërisë. Kryeqytetasit gjenden në pozita të favorshme të klasifikimit duke u renditur në vendin e parë të Superiores.
Kësisoj dhe drejtuesit janë në kushte komode për të mbyllur me sukses këtë merkato dimri. Siç raportohet nga Oversport, mbrojtësi i majtë i Ballkanit do të jetë zëvendësuesit i Ismajlgecit te bardheblutë.
Eksperienca në Europë me skuadrën e Ilir Dajës ka bindur presidencën bardheblu për ta afruar në skuadër. Minutat te Ballkani priten të jenë të pakta për të pas transferimit të Trashit. Në këtë mënyrë, 28-vjeçari pritet të zyrtarizohet te 26 herë kampionët e Shqipërisë.