
Luigi di Biagio dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Dinamos pas humbjes së bluve përballë Teutës. Dinamovitët hodhën në erë një avantazh 2-0 duke i lënë bregdetarëve mundësinë të shënonin 3 gola për t’i marrë 3 pikët në frymën e fundit.
Tanimë stoli mbetet bosh, por drejtuesit nuk kanë ndërmend të humbasin kohë. Vendin bosh në pankinë pritet ta marrë Dritan Mehmeti, sipas shtypit të shkruar, i cili ishte në krye të skuadrës sezonin e shkuar ku i ngjiti edhe në elitë.
Mehmeti është aktualisht trajner i ekipit U-19, por do të rikthehet tek ekipi ‘A’ deri në fund të sezonit.
Poll