Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E ÇUDITSHME/ Dy superlojtarët prishën dje kontratën me klubet e tyre, sot i do Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
E ÇUDITSHME/ Dy superlojtarët prishën dje kontratën me

Partizani prej kohësh është vënë në lëvizje për të përforcuar disa nga repartet që kanë shfaqur problem në gjysmën e parë të sezonit. Edhe pse në verë u afruan shumë lojtarë deri më tani i konfirmuar është Progni, një pjesë është larguar ndërsa disa të tjerë pritet të bëjnë gati valixhet ditët në vijim.

Lidhur me keëtë gjë po mendojnë drejtuesit e klubi. Së fundmi, mësohet se Partizani është hedhur në sulm për të afruar dy lojtarë që e njohin mirë kampionatin shqiptar. I pari është ish-lojtari i Teutës, Nijas Lena, i cili vetëm dje ka mbyllur marrëdhënien me klubin durrsak dhe është lojtar i lirë. Në këto kushte, do të ishte një mundësi e mirë për "Demat e Kuq".

Emri i dytë është ai i ish-futbollistit të Bylisit, Emanuel Mbella, kamerunasi i cili këtë vit u transferua në Maqedoni te Shkupi, po edhe ky i fundit dje ka prishur dje marrëveshjen me klubin duke dalë si lojtar i lirë.

Nuk dihet nëse është rastësi fakti që të dy lojtarët kanë prishur dje marrëveshjet me klubet përkatëse, apo ka qenë diçka e mënduar më parë dhe se ekziston mundësia që të jëtë arritur një marrëveshje paraprake mes palëve dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga