
Apolonia do të ketë një përballje të vështirë ndaj Lushnjes. Një duel direkt për mbijetesën pasi të dyja ekipet ndodhen në zonën e ftohtë të Kategorisë së Parë.
Dovedan e mbajnë peng dy lojtarët titullarë, pasi kanë shfaqur probleme fizike në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Stefano Omeri dhe Mario Gjata, të cilën janë stërvitur të diferencuar dhe nuk dihet nëse mund të jenë të gatshëm për ditën e nesërme.
Stafi mjekësorë i skuadrës fierake do të thotë edhe fjalën e fundit për të dy lojtarët, teksa teknikut i skuadrës po punon me planin B për zëvendësimin e tyre.
Takimi me Lushnjen do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00 dhe do të jetë i vlefshëm për javën e 17-të të Kategorisë së parë. Aktualisht Apolonia mban vendin e 10-të me 19 pikë, kurse Lushnja ka një pikë më pak.