Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dy të pezulluar e një i dëmtuar, Shkëmbi pa tre titullarë ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Dy të pezulluar e një i dëmtuar, Shkëmbi pa tre

Teuta, nën drejtimin e trajnerit Shkëmbi dhe stafit teknik, ka mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen e sotma ndaj Partizanit në shtëpi në orën 17:45 për javën e 9 të Kategorisë Superiore. Fitorja e parë e sezonit ndaj Egnatias ndeshjen e fundit ka ngritur lartë moralin në kampin durrsak dhe ndaj kryesuesve do të tentohet një tjetër rezultat pozitiv.

Mirëpo, trajneri Shkëmbi duhet të llogarisë edhe mungesat e rëndësishme sot. Autori i supergolit Blerim Kotobelli dhe mesfushori Ledio Beqja mungojnë për akumulim kartonash ndërsa shqetësimi tjetër i madh është edhe gjendja e portierit Pano Qirko. Gishtat janë të kryqëzuara por vlonjati rrezikon shumë pas tërheqjes muskulare në ndeshjen me Egnatian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga