
Ish-ndihmësi i Gianni de Basit në Kombëtaren Shqiptare, Paolo Tramezzani foli për Tribalfootball i pyetur për Kobmëtaren Shqiptare. Tramezzani ishte pjesë e rëndësishme e suksesit historik në Euro 2016 dhe shpeshherë, emri i tij ka qarkulluar për drejtimin e kuqezinjve.
“Sylvinho? Nuk dua të hyj në brendësi të kësaj çështjeje por kam besimin te Duka dhe besoj që ka bërë një zgjedhje të duhur. Edi Reja bëri një punë të shkëlqyer duke i shtuar stabilitet ekipit dhe ka zhvilluar disa ndeshje të bukura. Kam respekt për të dhe për faktin se dikur ka qenë trajneri im kur isha lojtar. Për mua ka bërë maksimumin që mund të bëj me atë ekip.
Lojtarët e rinj si Broja, Asllani dhe Kumbulla? Këta emra mund të lënë gjurmë në Europë. Ata luajnë në ekipe të rëndësishme, janë të rinj dhe në të ardhmen kjo Kobëtare do të bëhet akoma më e mirë.
Drejtimi i Shqipërisë? Jam i sinqertë dhe them se nuk ka marrë një telefonatë nga Duka por shpresoj që në të ardhmen të kem një shans të tillë. Të jem trajneri i Shqipërisë është ëndrra ime.”-deklaroi Tramezzani.