
Kosova ka bërë një afrim të rëndësishëm për të ardhmen. Enis Vila, mbrojtësi që është pjesë e MSV Duisburg U19 ka pranuar ftesën e përfaqësuese "dardane" dhe do të bashkohet Kosovës U19 në të ardhmen.
Ditën e sotme, Vila është takuar me presidentin e Federatës Agim Ademi dhe shprehu gatishmërinë për t'iu bashkuar Kosovës. Ka qenë vetë FFK-ja që e ka bërë publike përmes një postimi në faqen zyrtare.
Postimi i FFK-së:
Enis Vila i bashkohet Kosovës U19
22 korrik, 2021 - Presidenti Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.
Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t'iu bashkuar Dardanëve.
Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kombëtaren U19 të Kosovës.
Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga.