Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Dua të falenderoj djemtë", Artan Mërgjyshi pas fitores me Kastriotin: Sot kishim grintën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
"Dua të falenderoj djemtë", Artan Mërgjyshi pas fitores

Apolonia fitoi përballë Kastriotit ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në Fier, përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi.

“Për ndeshjen e sotme dua të falenderoj djemtë. Ka qenë grinta e duhur për të interpretuar ndeshjen sot pasi vinim nga ndeshje jo të mira dhe po vendosnim në diskutim gjashtëshen. Në pjesën e dytë patëm pak rënie fizike, pasi lojtarët vinin nga dëmtimet. Një rezultat 2-0 është shumë i keq, pasi po të pëshosh 1 gol ta çon situatën mbrapsht. Mund  të kishim edhe një gol të tretë po të ishim treguar më të saktë. Por me rëndësi janë 3 pikët, ne do t’i bëjmë hyzmetin deri në fund. Është e vërtetë që me Vorën dhe Elbasanin, Apolonia ka luajtur por s’ka arritur rezultat. Do mundohemi të kemi kapacitetin për t’u përballur edhe me kryesuesit”, u shpreh Mërgjyshi.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7