
Dje, Antonello Preiti, drejtori sportiv i Partizanit ka folur në një intervistë ekskluzive për "Tuttomercatoweb", ku italiani ka zbulur detaje interesante të cilat nuk ishin të njohura për opinionin sportiv shqiptar.
Drejtori italian i Partizanit ka zbuluar ofertat që kanë ardhur për disa prej "xhevairëve" të "Demave të Kuq", duke specifikuar, Hoxhën, Bardhin apo edhe Esat Malën, duke shpjeguar se janë lojtarë që mund të luajnë pa asnjë problem në Serie A.
Ndërkohë që pa komentuar nuk ka lënë as Gojkoviç për të cilin thotë se do ishte e denjë të ishte pjesë e Serie B në Itali. Drejtori i të kuqve ka shpjeguar ndër të tjera se në Shqipëri ndihet mirë, por nuk mund të fshejë dot faktin dhe dëshirën për një rikthim të mundshëm në Itali, në Serie A.
Intervista e plotë:
"Këta angazhim në Shqipëri e konsideroj një përvojë shumë pozitive, të bukur dhe mjaft impenjative. Kam njohur një futboll të bukur dhe jam shumë i lumtur që gjendem aty. Kam gjetur një situatë që kishte shumë punë për të bërë, por kjo gjë mua më ka dhënë shumë eksperiencë dhe më ka rritur. Por, sigurisht që Italia më mungon shumë dhe nuk do ta përjashtoja një rikthim të mundshëm".
I pyetur për gjendjen aktuale të ekipit të kuq në kampion, Preiti përgjigjet: "Nisja nuk ishte shumë e mirë, mungonte rezultati, por tani skuadra e ka gjetur veten dhe më e rëndësishmja, rezulati na ka buzëqesh. Mund të themi se rrugëtimi deri tani ka qenë pozitiv dhe duam padyshim Europa Leaguen si dhe jemi duke luftuar deri në fund për vendin e dytë në klasifikim që është afër". Lidhur me kampionati shqiptar, Preiti përgjigjet: "Duhet të them se kampionati shqiptar është nënvlerësuar shumë krahasuar me atë serb apo kroat konkretisht".
Flitet për një rikthim në Shqipëri, a keni patur ndonjë kontakt?
Diçka po lëviz por të shikoj deri në qershor se çfarë do ndodhë. Nuk dua të fsheh faktin dhe dëshirën se do isha i lumtura që të rikthehesha në Serie A. Mendoj se kam bërë diçka të mirë si me Udinezen ashtu dhe me Parmën.
Ndërkohë "xhevairët" e Parizanit në Tiranë kanë tëhequr vëmendjen e të gjithëve, cilët janë ata?
Ne kemi disa, por besoj se "i momentit" është Esat Mala, i cili kohët e fundit është rritur shumë dhe është ndër lojtarët kryesorë në mesfushën tonë. Mund të luajë në mesfushë me 2 ose me 3, pasi ka shumë kualitet dhe sasi në lojë. Aktualish është i është bashkuar ekipit Kombëtar U-21 në Kosovë.
A është për Serie A?
Për SerieA është padyshim Alban Hoxha, portieri i tretë i Kombëtares shqiptare. Për mendimin tim, nuk ka asgjë më pak se Berisha apo Strakosha që tashmë kanë mbërritur në Itali. Ai ka nevojë vetëm për një shans dhe besoj se mund të bëjë shumë mirë. Edhe lojtarë si Lorenc Trashi, një futbollist krahu idela që është perfekt për futbollin italian. Ka forcë, shpejtësi dhe goditje. E duan që tani në Kroaci dhe Turqi.
Po Bardhi, pasi dhe ai është një ndër më të komentuarit?
Ai është një pikë e dytë referimi, ka forcë dhe kualitet, pavarësisht se ka lindur në vitin 1997. E shikoj gati për Serie A, madje mund të them se ka pasur oferta kontrete për të, e kanë kërkuar që tani. Po them diçka edhe për Gojkoviç, mbrojtësi i cili ka lindur në vitin 1995. Besoj se ai është gati për të luajtur në Serie B. Është duke bërë një sezon të mirë dhe uroj që të arrijë sa më lartë për të arritur shansin dhe ngjitur në nivele më të mira", ka mbyllur intervistën e tij për "Tuttomercatoweb", drejtori i Partizanit. /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="221049"]