Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Do të ishte "rivali" i Nedim Bajramit në Kombëtare, mesfushori shqiptar mbyll sezonin për shkak dëmtimi

Shkruar nga NEWSPORT
Do të ishte "rivali" i Nedim Bajramit në Kombëtare,

Lajme tepër të këqija për mesfushorin shqiptar që së fundmi kishte marrrë dhe psaportën shqiptare. Meriton Shabani ishte i gatshëm për të qenë nën urdhërat e Sylvinhos në ndeshjen që Kombëtarja do të luajë përballë Bullgarisë më 17 tetor në stadiumin “Air Albania".

Por mesa duket 24-vjeçari nuk do të debutojë me Shqipërinë akoma. Mesfushori i cili aktivizohet tek Garsshopers në Zvicër ka pësuar një dëmtim të rëndë. Meritan Shabani pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e majtë gjatë ndeshjes kundër Yverdon Sport të shtunën e kaluar. Mesfushori sulmues 24-vjeçar do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Kjo do të thotë se ai do të jetë jashtë për disa muaj dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë për pjesën tjetër të sezonit aktual.

Diçka të tillë e pohoi dhe trajneri i ekipit zvicerian, Bruno Berner.

“Është një dëmtim serioz për Meritanin dhe më vjen shumë keq që ai nuk mund të luajë më këtë sezon. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që rehabilitimi i tij të shkojë sa më mirë që të jetë e mundur dhe që ne ta shohim atë së shpejti në fushë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga