
Flamurtari ia doli të triumfonte ndaj Vorës 2-1 dhe të merrte kështu edhe fitoren e parë sezonale në Kategorinë e Parë. Një triumf i merituar për vlonjatët që përballë tifozëve të tyre rikthehen mes pretendentëve në kampionat.
Pas sfidës Emiliano Çela do të shfaqej shumë i lumtur dhe do të deklaronte se djemtë e tij e meritonin këtë fitore.
“A të shqetëson se kjo skuadër krijon por nuk finalizon? E kam thënë që ekipi ka problem në finalzilim. kam punuar gjithë këto javë për këtë dhe fitorja e sotme vjen në momentin e duhur, pasi lojtarët ishin të ngarkuar psikologjikisht. Me golin e shënuar u frikësuam pak, por jam shumë i lumtur për lojtarët. Ky grup funksion dhe tani shpresoj të kemi vazhdimësinë.
Gjendja e Vucaj? Nuk pati dëmtim të rnëdë, ka vetmë një kontraktim dhe besoj se e kemi gati që në sfidën që vjen.
Skema do të jetë i njëjtë si sot? Unë në përgjithësi e kam përgatitur ekipin për disa module loje. Në këto dy ndeshje e kemi bërë në varësi të kundërshtarëve dhe fazave të ndryshme të lojës. Po kur ekipi s’ka rezultate duhet të ndryshon. Për mua është e rëndësishme se si lojtarët reagojnë në faza të ndryshme të lojës.
Rreshtimi 3-5-2? Ishte thjeshtë një rreshtim për t’i dhënë indicie të gabuara kundërshtarit. Me topin në këmbë kalonim me 4. Si rreshtim dhe si vendosje jemi 4-4-2, ishte një zgjedhje taktike. I kërkova ekipit të ruante qetësinë dhe të mbante lojën. Që nga nesër fillojmë punën për sfidën me Lushnjen.
Kur do jesh i qetë në drejtim, je nervoz? Do doja të isha i qetë, por nuk ndodh. Si ogur i keq më është bërë kur unë ulem dhe shënon kundërshtari. Nuk do ulem më kurrë pasi është si ogur i keq.
Fanela e Flamurtarit peshon rëndë, a e ndjen peshën e rikthimit në Superiore? Në debutimin tim si profesionisht e kam bërë te Flamurtari. Jam munduar që këtij ekipi t’i jap ngrindën e vlonjatëve. Jam munduar që lojtarët t ëjapin shpirtin në fushë dhe jam i bindur se do t’u kthejmë vlonjatëve atë entuziazmi e munguar. Qëllimi ynë është rikthimi në Superiore”, përfundoi Çela.