Ashtu siç Newsport.al njoftoi pak ditë më parë, Xhuliano Skuka do të veshë fanellën e Partizanit për gjysmën tjetër të sezonit. Ajo që mungon në finalizimin e rikthimit të bomberit është vetëm njoftimi zyrtar nga klubi, por mund të themi se një ‘gjysmë zyrtarizimi’ ka ardhur direkt nga familja Demi.
Vajza e presidentit Gazment Demi, Perla, ka publikuar ditën e djeshme një foto në InstaStory të Skukës i cili e ka shpërndarë vetë edhe në Instagramin e tij. Xhulio Skuka do të jetë ‘i kuq’ dhe tifozët e Partizanit duhet të nisin festën.
Rikthimi i Skukës mund të quhet me plot gojë, një dhuratë për Vitin e Ri. Kjo pasi sulmuesi huazohet nga Metz dhe janë francezët që do të paguajnë 100% të rrogës së dibranit. Ajo që Partizanit përfiton janë golat me thasë të Skukës dhe nuk nxjerr nga xhepi as edhe një ‘kacidhe’.