Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës për heqjen e dënimit, SKËNDERBEU me deklaratë për shtyp

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës për heqjen e dënimit,

Skënderbeu ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp përsa I përketë përgjigjes nga gjykata federale në Zvicër për heqjen apo jo të dënimit nga UEFA. Korçarët bëjnë me dije se vendimi ishte parashikuar që të jepej në muajin qershor, por është shtyrë për shkak të pandemisë së Covid-19.

 Deri më tani nuk ka mbërritur ende asnjë vendim nëse dënimi prej 10 vitesh përjashtim nga Kupat e Europës do të qendrojë në fuqi apo do të hiqet. Skënderbeu shkruan ndër të tjera se sapo vendimi të dali do të informojë në kohë reale të gjithë tifozët dhe ka kërkuar që mos të aludojnë rreth këtij lajmi.

Postimi i Skënderbeut:

Deklaratë për shtyp!

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit "Skënderbeu" mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut.

Me respekt,
KF Skënderbeu

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga