
Çudirat te skuadrat shqiptare nuk kanë fund. I tillë është rasti i Sopotit, skuadër e cila ka probleme financiare dhe në këto kushte nuk ka buxhet mjaftueshëm për të shlyer të gjithë pagat e futbollistëve.
Disa lojtarë që janë njëkojësisht edhe punonjës Bashkie nuk kanë marrë dy rroga, teksa 17 futbollistet e tjerë nuk janë ëshlyer për muajin prill. Në këto kushte ka pasur një takim mes tyre dhe zyrtart e klubin kanë bërë me dije se buxheti është i përballueshem për vetëm 5 prej tyre.
Lojtarët duhet të zgjidhnin vetë se kush do të ishte “fatlumi” dhe në këto kushte kanë gjetur një zgjidhje duke e bërë me short. Nëpërmje një “vrimë” janë përcaktuar edhe 5 lojtarët që do të marrin pagën e muajit prill dhe “fatlumët” janë: Mateus Levendi, Ardian Kaloshi, Denis Mici, Antonio Ranxha dhe ndihmës trajneri Shkëlqim Hajdari.
Megjithatë edhe pas kësaj ndarjeje nuk janë marrë sërish rrogat, pasi 3 prej tyre kanë penallitete. Mici për simulim dëmtimi dhe Levendi me Kaloshin për marrjen e kartonit të kuq qëllimisht. Situatë e çuditshme që vjen nga Sopoti, me lojtarët që duhet të presin sërish për të marrë rrogat e tyre.