
Cristian Shpendi i pandalshëm me fanellën e Cesenës në Itali. Sulmuesi i Shpresave kuqezi ka gjetur golin e radhës në ndeshjen që ekipi i tij po luan momentalisht në shtëpi përballë Torres.
Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Serie C është momentalisht 1-1, teksa golin për të tijët e shënoi pikërisht Shpendi. Në minutën e 48’ ai gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar Cesenën në avantazh.
Me këtë gol, Shpendi vazhdon të jetë në vendin e parë të listës së golashënuesve me plot 10 të tillë.
Poll