Flamurtari ka filluar nga puna për ndërtimin e një skuadre me objektivin rikthimi në Superiore. Pas afrimit të Emiliano Çelës si trajneri i kuqezinjëve për sezonin e ardhshëm janë bërë edhe disa afrime.
Por ditën e sotme nga Vlora vjen një largim me peshë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e dalë nga akademia, Mateo Qarrin. 24-vjeçari i cili këtë sezon zhvilloi plotë 26 paraqitje me skuadrën e Flamurtarit për sezonin që lam pas, ka vendosur t’i jap fund aventurës përfundimisht.
Ka qenë vetë futbollisti që e ka bërë të ditur lajim nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale.
“Cdo fillim e ka nje fund!
Nga sot nuk jam me pjese e Flamurtarit.
Eshte e veshtire t’i permbledh gjithe keto vite ne disa rreshta, pasi gjithe pasionin dhe perkushtimin tim e kam dhene per kete klub ku une jam rritur dhe jam bere ky qe jam sot.
Fanella e Flamurtarit peshon shume, ndaj dhe gjithe keto vite djersita me krenari dhe perkushtim, madje edhe gjak kur ishte e nevojshme. Falenderoj gjithe trajneret qe kam punuar nder vite, gjithe shoket e ekipit, pasi kam patur fatin te stervitem dhe te ndaj dhomen e zhveshjes me lojtare qe kan dhene shume ne kampionatin shqiptar dhe jo vetem.
Dua te falenderoj te gjithe punonjesit e klubit, pastrueset, puntoret e fushes, mjeket, fizioterapistet, fotografin e ekipit dhe padiskutim tifozerine vlonjate qe na kane mbeshtetur si ne te dite te mira dhe ne dite te veshtira.
Falenderimi me i madh i shkon Presidentit Sinan Idrizi, pasi besoi tek une dhe me dha mundesine te vishja fanellen e Flamurtarit gjithe keto vite, enderr qe e kisha qe femije!
Vlora dhe Flamurtari meritojne shume. Uroj me gjithe zemer te shkojne atje ku duhet, ne eliten e futbollit shqiptar!”, ka shkruar Qarri në postimin e tij