
Mesfushori anglez i Hull Cityt, Ryan Mason ishte përplasur vitin e kaluar kokë më kokë me qendërmbrojtësin e Chelseat, Gary Cahill.
Mason humbi ndjenjat në atë ndeshje dhe ishte dërguar menjëherë në spital, ku i ishte dashur të operohej në kokë. Edhe pas një viti ai nuk arriti të shërohej dhe tashmë ka vendosur që përfundimisht të largohet nga futbolli.
"Kam punuar shumë për t'u rikthyer. Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rikuperim", shkroi në rrjetet sociale Mason.
https://www.youtube.com/watch?v=ECCvdAs4IwE
Poll