Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Arena Boxing" suprizon kampionatin kombëtar të boksit për të rinj, gjashtë finalistë në Shkodër (emrat)

Shkruar nga NEWSPORT
"Arena Boxing" suprizon kampionatin kombëtar të boksit

"Arena Boxing" është klubi privat që mori pjesë për herë të parë në kampionatin e boksit për të rinj që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, por në ditën finale (nesër),  ky klub do të përfaqësohet nga gjashtë boksierë sipas moshës dhe peshave përkatëse.

Realisht një histori suksesi për klubin privat nga Tirana, që surprizon në pjesëmarrjen e parë në një kompeticion të tillë.

Dy ndeshjet që kanë mbushur sallën e pallatit të sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër janë ato mes Denis Muçës që përfaqëson klubin "Arena" ndaj Ardit Boriçit që përfaqëson Teutën. Fitues këtë herë doli Teuta.

Por, edhe ndeshja që ngjiti në ring Daniel Markun e "Arana"-s me Andre Demajn e Vllaznisë, ku fitues doli Marku për peshën 75 kilogram tërhoqi rreth vetes shumë spektatorë, të cilët ndoqë me interes këto sfida.

Nesër sipas peshave, emrat e finalistëve të klubit "Arena" të drejtuar nga vëllezërit Fatjon dhe Albi Sorra, si dhe përgatitësi fizik Edvaldo Dyrmishi janë si më poshtë:

Asmir Skutina 52 kg

Kristjan Bejko 56 kg

Eljos Sala 64 kg

Neraldo Ymeri 69 kg

Daniel Marku 75 kg

Donald Paluca +91 kg

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga