Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Një fjalë e dhënë vlen sa një firmë në kontratë”,Gazzetta dello Sport artikull për “BESËN” e Jasharit: Nderi dhe parimi themelor i shqiptarëve që nuk thyhet kurrë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Një fjalë e dhënë vlen sa një firmë në
Ardon Jashari

Ardon Jashari u transferua pak ditë më parë te Milan. Pas shumë këmbënguljesh dhe përpjekjesh të mëdha nga mesfushori më në fund u konkretizua gjithçka ashtu siç shqiptari dëshironte.

Por transferimi i Jasharit vazhdon të jetë në qendër të mediave në Itali, kjo pasi në këtë lëvizje të 23-vjeçarit ka të bëjë shumë edhe “BESA”. Për ne shqiptarët “BESA” është testament moral që prej qytetërimit të hershëm “Pellazg”.

Po çfarë lidhje ka “BESA” me transferimin e Jasharit te Milan? Është gazeta e njohur italiane “Gazetta dello Sport” që ka zbuluar një detaj interesant nga ky transferim. Mesfushori me origjinë shqiptare i kishte dhënë fjalën Igli Tares dhe Milan për transferimin në “San Siro”.

Dhe siç e dimë “Besa e shqiptari është si purteka e arit” dhe sido që të shkojnë punën, diçka e tillë nuk lëvizet. Kështu bëri edhe Jashari, i cili luajti çdo gur për të bërë të mundur këtë transferim dhe tashmë në Itali i kanë kushtuar një artikull “testamentit” më të çmuar të të gjithë shqiptarëve “Besa- fjala e dhënë” .

“Vende të ndryshme, zakone të ndryshme. Në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, ku lufta dhe dhuna janë pjesë e përditshme e jetës, sundon Pashtunëali. Për popullsinë lokale pashtune, ky është një kod etik që vjen përpara çdo gjëje tjetër – madje edhe urrejtjes fisnore. Ai përfshin mikpritjen, pritjen dhe respektin për çdo vizitor.

Edhe Shqipëria ka diçka të ngjashme, nga e cila përfitoi edhe AC Milan në negociatat për transferimin e Ardon Jasharit. Quhet besa.

Besa është një parim thelbësor i traditës shqiptare, që përfaqëson fjalën e dhënë, nderin personal dhe besueshmërinë e individit. Ajo është e dallueshme, por plotësuese ndaj konceptit nder, ose nderi i familjes. Të dy këta nocione burojnë nga një kulturë ku identiteti dhe reputacioni shoqëror mbështeten mbi respektin për kodet morale të përbashkëta. Këtu “nderi” nuk duhet ngatërruar me kuptime negative apo kriminale, si te “njerëzit e nderit” në mafie, por lidhet ngushtë me integritetin dhe përgjegjësinë: besa është një premtim që nuk mund të thyhet.

Gjatë shekujve kur Kanuni – kodi zakonor shqiptar – ishte në fuqi, si besa ashtu edhe nderi kishin vlerë të mirëfilltë ligjore. Për këtë arsye, edhe sot, për shumë shqiptarë, një shtrëngim duarsh ose fjala e dhënë vlejnë sa një firmë në kontratë. Sipas raportimeve, mesfushori zviceran me origjinë shqiptare i ka dhënë fjalën AC Milanit dhe ka luftuar me vendosmëri për ta mbajtur atë, duke refuzuar oferta më të larta financiare nga klube si Brugge.

Edhe në Shqipërinë e sotme, larg mentalitetit të Kanunit, një nga fyerjet më të rënda është të të quajnë “pabesë” – një akuzë që i ngjan termave të rëndë latinë infidus dhe perfidus, shumë më ofenduese se barasvlerësit e tyre modernë. Falë besës, Shqipëria shpëtoi shumë hebrenj gjatë Holokaustit, duke fituar titullin “Të Drejtë midis Kombeve”. Dhe falë besës – për t’u kthyer te futbolli – Allegri më në fund siguroi mesfushorin e tij”, shkruhet në artikullin e “Gazzeta dello Sport”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga