Pas pushimit të kombëtareve, Genoa do të përballet në një ndeshje të vështirë me Juventusin. Ndërkohë që në prag të këtij dueli ka folur edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, i cili luan me Genoan në Serie A.
Ekuban ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se “Zonja e Vjetër” është rival i fortë edhe për objektivin që luan. Ndër të tjera, ka treguar edhe një moment jo të këndshëm me trajneri Daniele De Rossi.
“Është një ndeshje shumë e luftuar. Juventusit gjithashtu i duhen pikë për të qëndruar në garën e Ligës së Kampionëve. Do të përpiqemi të shkojmë atje të përgatitur, të luftojmë fort dhe të marrim disa pikë në shtëpi.
Për çfarë po më bërtiste De Rosi në stërvitje? Se unë jam një skandal në futboll dhe shkoj në stërvitje me pantofla. Por kjo është në rregull. Nëse atij i duhet të shfryjë në fushë, do ta lejoj”, ka thënë Ekuban.
