
Bardhi, Batha, Ekuban & Vila
Genoa u largua me një rezultat mjaft të mirë nga “San Siro” ditën e djeshme, sfidë në të cilën barazoi 3-3 përballë Milanit.
Një ndër autorët e golave ishte edhe sulmuesi, Caleb Ekuban. Ish-i i Partizanit, shënoi kundër Milanit golin e katërt sezonal, me ganezin që numëron gjithashtu edhe 1 asist.
Tashmë, ajo ç’ka mbetet mes Genoas dhe Ekuban, është çështja e rinovimit. Kontrata e 30-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti, me klubin italian që ka gati rinovimin.
Por, gjithçka është pezull për shkak të vetë sulmuesit.
Ekuban është i pakënaqur nga propozimi që i ka bërë Genoa, por nuk përjashtohet mundësia që këta të fundit të përgatisin një tjetër ofertë, që më pas të arrijnë te rinovimi.

Caleb Ekuban kundër Napolit
Poll