Ilustrim: Logo e Inter – Fjongo e zezë
Ditë zie për klubin e Interit. Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçari, ish mesfushori zikaltër, Evaristo Beccalossi. Beccalossi u nda nga jeta gjatë mesnatës të së martës në klinikën Poliambulanza në Brescia ku ishte shtruar.
Evaristo Beccalossi
Italiani shquhej si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit italian, në vitet ’70 dhe ‘80’. Ai ka mbajtur veshur me krenari numrin “10”, duke e bërë atë numër ikonik tek skuadra e Interit, madje edhe sot kujtohet me nder për kontributin e tij.
Me klubin nga Milano, ish mesfushori ka fituar titullin kampion në Serie A, në sezonin 1979-1980. Gjithashtu, po me skuadrën e Interit, Berccalossi ka fituar edhe 1 Kupë të Italisë.
Poll
