Interi u shpall për herë të 21-të kampionë të Italisë pas fitores që morën përballë Parmës fundjavën e kaluar, përfunduar në shifrat 2-0.
Një sukses i merituar në mënyrë absolute dhe që vendosë në kornizë të gjithë këmbënguljen si dhe shpërblen po ashtu vazhdimësinë në nivel performancash për secilin prej futbollistëve që kanë absolutisht një gjurmë të tyren në këtë edicion të suksesshëm.
Mirëpo, gjërat do të kthehen drejt realitetit dhe entuziasmi nuk do të zgjasë gjithmonë, kjo sepse në radhët e zikaltërve do të ketë largime me peshë. Jo pak po 7 lojtarë dhe që pjesa më e madhe i përkasin një zinxhiri kyç të formacionit dhe që mund t’i thonë lamtumirë klubit që në këtë merkato.
Duke nisur nga porta me Yan Sommer, në vijën e mbrojtjes ku luajnë Acerbi, De Vrij, Darmian dhe Bastoni për të vazhduar me dyshen e mesfushës Mkhitaryan dhe Frattesi, tek Interi janë gati me valixhe në duar nëse do të vijë një ofertë tunduese në merkaton e ardhshme të verës.
