Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Rinovimi i Flick “fakt i kryer”, agjenti “zbarkon” në Barcelonë dhe për fatin e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovimi i Flick “fakt i kryer”, agjenti “zbarkon”
Trajneri Hansi Flick, Ferran Torres dhe Robert Lewandowski

Ende pa u mbyllur mirë ky sezon, Barcelona nuk ka ndërmend të presë verdiktet përfundimtare për marrjen e vendimeve të rëndësishëm që prekin stolin dhe fatin e një prej futbollistëve më të rëndësishëm në skuadër,

Agjenti Pini Zahavi ka mbërritur në qytetin spanjoll për të hedhur hapat “finalë” për dy klientët e tij, trajnerin Hansi Flick dhe sulmuesin Roberto Lewandowski.

Sa për teknikun gjerman, prania e tij do të shërbejë më shumë për formalitet, pasi në parim marrëveshja mes tij dhe klubit për të vazhduar me projektin sportiv të vënë “në themel” prej dy sezonesh.

Sakaq, dilemat për të ardhmen e 9-shit të skuadrës vazhdojnë të “ngacmojnë” kampin katalanas, pasi bomberi polak ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, ndërkohë që ofertat nuk mungojnë. Ndaj dhe prania e Pini Zahavit do të jetë “kyçe”, pasi të dëgjojë dhe dëshirën e lojtarit se ku kërkon ta vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Në rast se 37-vjeçari refuzon ofertën në tavolinë të drejtuesve blaugrana, për të ekzistojnë dhe interesime nga Italia, ku Milan dhe Juventus janë pretendentët kryesor për të fituar shërbimet e tij. Po ashtu, edhe kampionati amerikan sikurse Liga saudite mbeten një pistë që mund të shqyrtohen nga polaku.

Poll

Lexo gjithashtu