Sikur të mos mjaftojë fakti që ky sezon po rezulton jashtë pritshmërive, pa trofe dhe me zhgënjime në të gjitha frontet, tek Real Madrid duhet të përballen dhe me incidentet e pakëndshme.
Këtë herë, protagonist për keq është bërë mbrojtësi Antonio Rudiger, i cili në rrjetet sociale ka përfunduar në “lupën” e kritikave për shkak të sjelljeve aspak sportive të shfaqura në ambientet e stërvitjes.
No me sorprende la agresión de Rudiger a Álvaro Carreras si esto le hacía a uno del staff del Real Madrid delante de todo el mundo. pic.twitter.com/jXoYIoB4rc
— Llourinho (@Llourinho) May 5, 2026
Shtatlarti gjerman është kapur me një nga pjesëtarët e stafit teknik, ku nuk munguan as shuplakat nga ana e Rudiger, i cili edhe pse e shoqëron me “buzëqeshje” pasi sipas tij këto gjeste janë në kuadrin e shakave, pamjet e regjistruara kanë bërë xhiron e rrjetit dhe komentet nuk kanë qenë aspak pozitive.
Më herët, vetë mbrojtësi është konfrontuar dhe me shokun e tij të skuadrës Alvaro Correras, i cili përmes një postimi të bërë në Instagramin e tij, shpjegoi se mes tij dhe Rudiger incidenti mbetet një rast i izoluar dhe se kjo situatë i përket së kaluarës.
