Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Iu lakua emri si trajneri i ri i Realit për sezonin e ardhshëm, Klopp acarohet me spekulimet dhe plas të vërtetën

Shkruar nga NEWSPORT
Iu lakua emri si trajneri i ri i Realit për sezonin e ardhshëm, Klopp
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ndihet i lodhur nga të qenit i lakuar në mënyrë të vazhdueshme si trajneri i ri i Real Madrid. Ish-tekniku i Liverpool, i cili mban momentalisht pozicionin e kreut të "Global Soccer" pranë Red Bull, ka shuar njëherë e mirë zërat që e lidhin atë me një kalim në "Santiago Bernabeu".

58-vjeçari i sheh të ekzagjëruara këto spekulime pasi e ka thënë edhe më herët se nuk e planifikon një rikthim të shpejtë në një drejtim klubi, për sa kohë vazhdon të respektojë pozitën që mban aktualisht.

"Reali nuk më ka telefonuar qoftë njëherë. Këto janë gjepura që vijnë nga gazetat. Është kaq shqetësuese. Nëse Reali do më kishte telefonuar, do ta dëgjonit direkt prej meje. Nuk ka ardhur asnjë kontakt drejt meje ose agjentit tim. Gjithashtu, kam parë dhe disa të tjerë që kanë thënë se kam nënshkruar për Atletico Madrid? Më vjen keq. Duhet të më telefonojnë mua të parin përpara se të përhapin ndonjë gjë", është deklaruar Klopp. 

 

Poll

Lexo gjithashtu