Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Jo vetëm Bajrami dhe Hoxha, në Europa League marrin vëmendjen edhe arbitrat e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Bajrami dhe Hoxha, në Europa League marrin vëmendjen
Enea Jorgji

Ditën e sotme zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League. Në fushë me ekipet e tyre do të zbresin edhe 2 futbollistë të Kombëtares.

Bëhet fjalë për Nedim Bajramin dhe Arbër Hoxhën, por jo vetëm. Në Europa League vëmendjen do ta marrin edhe arbitrat e Superiores.

Në takimin Viktoria Plzen – Malmo do të gjykojë Enea Jorgji. Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.

Ndeshja do të luhet në orën 18:45, në stadiumin “Stadion mesta Plzne”.

Poll

Lexo gjithashtu