
Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të UEFA Europa League. Në këto dy supersfida nuk munguan emocionet dhe surprizat, teksa u shënuan 7 gola.
Në mënyrë disi të papritur, Manchester United triufmoi në transfertë me rezultatin 0-3 përballë Athletic Bilbao.
Dy golat e Bruno Fernandes dhe rrjeta e tundur nga Casemiro, i dhanë fitoren “Djajve të Kuq”. Por këta të fundit përfituan edhe nga kartoni i kuq, që lojtari i Bilbaos, Vivian mori që në minutën e 35-të.
Në krahun tjetër, Tottenham mori një fitore jo të vështirë. “Spurs” pritën në shtëpi Bodo Glimt dhe i mposhtën me rezultatin 3-1. Johnson, Maddison dhe Solanke ishin autorët e golave për anglezët.
Tashmë, si Manchester United dhe Tottenham janë shumë pranë kualifikimit në finale, e cila me shumë mundësi do të jetë “derbi” anglez. Ndërsa gjysmëfinalet e kthimit do të zhvillohen më 8 maj.