Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bomberi shqiptar shuan shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës, trajneri Flick gati ta marrë te “Panzerat”

Shkruar nga NEWSPORT
Bomberi shqiptar shuan shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës,

Mërgim Berisha ishte një nga prodhimet më të mira të repartit ofensiv gjerman në vitet e fundit. Prej vitesh, panzerat vuanin për një bomber tipik me Muller dhe Havertz që shpeshherë kanë bërë 9-shin fals. Performancat e Berishës me Salzburgun në Champions League e prezantuan atë në mënyrën më të mirë në skenën europiane teksa me Gjermaninë U-21 ishte titullar i padiskutueshëm.

Tani është pjesë e Augsburg në Bundesliga dhe në 16 ndeshje rregjistron 6 gola e 4 asiste në emrin e tij. Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, deklaroi pardje se në ndeshjet e ardhshme do të ketë prurje të reja dhe mediat vendase kanë zbuluar disa emra që pritet të bëjnë debutimin, mes tyre është edhe sulmuesi 24-vjeçar.

Në këtë mënyrë, shuhen shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës për shërbimet e tij teksa para pak kohësh flitej për një afrim të mundshëm të Berishës te përfaqësuesja dardane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga