Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bojkoti presidentëve dhe pandemia e futbollistëve

Shkruar nga NEWSPORT
Bojkoti presidentëve dhe pandemia e futbollistëve

Ne datën 9 mars 2020 futbolli në Shqipëri do të ndërpritej për t'u rikthyer në ditët e para të qershorit. Futbollistët u paguan nga Federata Shqiptare e Futbollit me 30 mijë lekë të reja, paga e luftës që nuk ju ofrua nga shteti. Presidentët dhe klubet përkatëse zgjodhën te paguanin paga të reduktuara, nuk paguan fare apo premtuan me fjalë për të mos mbajtur premtimet në shumë raste. Humbën futbollistët.

Në shtator futbolli bojkotoi futbollin e luajtur për një të mirë më të madhe, Ligjin e sportit. Deri këtu gjithçka është ok. Sërish lojtarët nën kontratë, vijuan dhe vijojnë të punojnë me premtimin se do të paguhen ndërkohë që ende shumica nuk ka marrë pagesën e muajit gusht.  Do ta marrin por nese nuk luajnë dhe të drejtën e fjales e kanë të pamundur ta ushtrojnë, nje zot e di se kur do ta marrin gushtin, shtatorin apo dhe tetorin që po përfundon pa futboll.

Nëse kauza për ligjin e sportit po përplas politikisht FSHF-në, Ministrinë e Financave, presidentët me njëri-tjetrin dhe Ligën qe po koordinon "revoltën fiskale", ata që humbin janë ata që luajnë. Pas Covid 1, nga marsi në qershor, tani edhe pse me maska në gojë dhe topin në këmbë, po kalojnë karantinën në fushë me "Covid 2", epideminë fiskale që vjen nga tryezat e pushtetarëve politikë dhe sportiv.

Ne fund do të dëgjoni që nuk u paguan, që ja reduktuan pagesat, që i premtuan e nuk ia dhanë e në shumë raste askush nuk i sqaroi se çfare do bëhet me atë që iku. Presidentët po luftojnë e bëjnë mirë sepse kauza mund dhe duhet te përmiresojë terrenin financiar por nëse kërkojnë korrektësi dhe subvencion financiar duhët që minimalisht të permbushin detyrimet financiare. A i ka pyetur dikush këta dhjetra, qindra futbollistë a jeni paguar? Po këta 10 presidentë apo më tepër të Kategorive Inferiore qe po protestojnë te detyruar, nëse a kanë paguar? Në fund do fitoj futbolli por sa por do ngelen për t'u zgjidhur gjyqeve sportive./ NEWSPORT/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga