Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Bobi" i qartë në atë çfarë kërkon, gëzon lojtarët pas fitores ndaj Lushnjes

Shkruar nga NEWSPORT
"Bobi" i qartë në atë çfarë kërkon,

Partizani ka arritur të marrë marrë tre pikë mjaft të rëndësishme ndaj Lushnjes, duke lënë pas ecurinë negative të të kuqve. Trajneri Sulejman Starova i ka lënë pushim të tijtë ditën  djeshme, duke planifikuar sot stërvitjen e radhës për takimin e javës së 14-të të Superligës ndaj Teutës.

Pas ecurisë negative dhe presionit ndaj lojtarëve për plotësimin e objektivit, pushimi i djeshëm ka qenë një dhuratë për futbollistët e Partizanit, vendim i cili është marrë nga "Bobi".

Ndërkohë që Starova nuk ka harruar t'iu rikujtojë objektivin e radhës lojtarëve, fitoret rresht deri sa të ngushtojnë diferencën me kryesuesen e tabelës së klasifikimit, Skënderbeut. Edhe pse diferenca në pikë është e madhe, në kampin e kuq, të gjithë besojnë se është diçka që mund të arrihet, mjafton të mos gabojnë në takimet e radhës, sikurse ka ndodhur deri para pak ditësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga