
Ekipi i Partizanit ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë të lehtë stërvitore. Të gjithë janë ulur në pankinë, pasi fjalën e ka marrë "bobi" i Partizanit, Sulejman Starova. Trajneri ka kërkuar të bëhet një analizë për humbjen e papritur që ndodhi në Laç, e cila nuk është kapërcyer lehtë nga "Demat e Kuq".
Të gjithë titullarët e këtij takimi kanë qenë "sy e vëshë" nga trajneri i cili ka dashur të verë në sedër lojtarët, duke i pyetur se çfarë ka që nuk shkon. Askush tjetër nuk ka folur, të gjithë kanë dëgjuar "bobin" i cili ka qenë i qetë por mjaft i mëzitur.
Edhe pse kanë ndodhur shumë ndryshime pas largimit të Mark Iulianos, te Partizani ende nuk është gjetur formula për të dalë nga kjo gjendje e vështirë në të cilën gjendet ekipi i kuq.