
Kampionati Kombëtar i Volejbollit në Shqipëri është rikthyer pas shumë muajsh pezullim prej Pandemisë së Covid-19. Në parket kanë zbritur dhjetë skuadra, duke dhuruar pesë ndeshje të pëlqyeshme. Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e femrave, teksa kushtet e motit kanë bërë që disa duele të shtyhen.
Pretendentet e Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë kanë marrë fitoret respektive, teksa kanë fituar edhe Flamurtari, Skënderbeu dhe Barleti (në tavolinë). Ndarja në dy grupe i jep mundësinë skuadrave të kenë më shumë mundësi për aktivitet jo të sforcuar, duke parë edhe mungesën e gjatë në parket.
Grupi A, java e parë - Volejboll femra
Mirdita 0-3 Flamurtari
Vllaznia 3-0 Apolonia
Barleti 3-0 Elbasani*
*tavolinë
Klasifikimi:
Barleti 3 pikë
Flamurtari 3 pikë
Vllaznia 3 pikë
Apolonia 0 pikë
Mirdita 0 pikë
Elbasani 0 pikë
Grupi B, java e parë - Volejboll femra
Tirana 3-0 Korabi
Partiznai 3-0 Lushnja
Teuta 0-3 Skënderbeu
Klasifikimi:
Tirana 3 pikë
Partizani 3 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Teuta 0 pikë
Lushnja 0 pikë
Korabi 0 pikë